Çmimet e reja të karburanteve, Bordi ul naftën, rrit benzinën

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja me të cilët do të shiten karburantet në Shqipëri.

Në vendim, shkruhet se benzina është rritur me 1 lekë dhe se do të shitet me 186 lekë për litër nga 185 që ishte më herët.

Ndërsa nafta është ulur me 3 lekë dhe do të shitet me 184 lekë për litër nga 187 që ka qenë më herët.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të vijojë të shitet me 75 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 63 lekë/litër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *