Çmimet më të larta në histori/ Ja sa do të kushtojë një biletë për të marrë pjesë në koncertin e Adele

Fansat e Adelës do të duhet që të gërrmojnë xhepat pasi biletat do të kushtojnë gati 40,000 £ secila. Vendet e reshtit të parë për natën e hapjes së koncertit me 32 data në SHBA do të kushtojnë 38,716 £.

Edhe biletat më të lira në reshtin e pasëm me 4100 vende janë 579 £ për 100 minuta koncert. Çmimi më i lartë i biletave eklipson ato të Celine Dion, Sir Elton John, Sir Rod Stewart dhe J-Lo. Brodie Cooper i firmës amerikane të marketingut “PRrppd” ishin biletat më të shtrenjta ndonjëherë në histori.

Fansat e artistes që shpresojnë ta shohin atë në Las Vegas tani do të duhet t’i blejnë biletat e tyre përmes faqeve të rishitjes pasi të gjitha biletat do të shiten brenda pak minutash. Kur dolën në shitje, biletat për shfaqjet – të cilat fillimisht ishin menduar të mbaheshin në janar përpara se të shtyheshin  kushtonin nga 85 deri në 690 euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *