Enti Rregullator i Energjisë (ERE) pritet të mblidhet ditën e nesërme, më 7 tetor ora 14:00.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja do të ketë fokus çmimin e energjisë.
Kujtojmë se qeveria kishte marrë vendimin se energjia do të paguhej me çmimin e tregut, nëse do të kalohej fasha 800 KW.
Ky vendim u tërhoq, ku kryeministri Edi Rama njoftoi shtyrje të fashës deri më 1 nëntor për familjarët.