Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është mbledhur këtë të premte në lidhje me çmimin e energjisë elektrike.
Burime për median bëjnë me dije se është vendosur që çmimi për energjinë mos të ndryshojë dhe të mbetet 2.6 lekë për KË.
Mësohet se vendimi nëse çmimi i energjisë do të rritet ose jo pritet të jepet në fund të muajit tetor, ku dhe do të lexohet përcaktimi i tarifës mbi koston.
Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.