Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje çmimin e energjisë elektrike.
Tabaku në ‘Facebook’ shprehet se bordi nuk duhet të rrisë çmimin e energjisë dhe se ERE duhet të mbrojë interesat e qytetarëve.
“Sot bordi do marri një vendi për shtyrjen e vendimit me një muaj. Kërkesa ime qëndron e njëjtë, nuk ka nevojë për rritjen 4 herë të çmimit të energjisë. Nuk ka nevojë që shtresa e mesme të behet shtresa më e tarifor në Shqipëri për energjinë. Argumentet që dhashë 2 javë më parë janë ato që ERE po përdor sot për të shtyrë vendimin me 1 muaj. ERE duhet të ushtrojë funksionin e saj kushtetues dhe të mbrojë interesin e qytetarëve. Nuk ka arsye që çmimi i energjisë të bëhet më i larti në rajon. Informacionet tregojnë që qeveria i ka fondet që mos ta kthejë këtë krizë nga një krizë korrupsioni në krizë të buxhetit familjar”, tha ajo.