Partia Demokratike ka njoftuar protestë në Elbasan kundër qeverisë, pas rritjes së çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.
Përmes një njoftimi zyrtar, PD njofton se protesta do të zgjasë rreth 60 minuta në afërsi të sheshit “Gensher”.
Njoftimi i plotë:
Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit!