Çmimi “prindi më i mirë” u jepet këtyre 5 shenjat të zodiakut

Gaforrja

Gaforrja njihet si mamaja e të gjithë shenjave të horoskopit. Thuhet se ato i njohin në mënyrë intuitive nevojat e fëmijëve dhe u japin atyre dashuri dhe mbështetje të pakufijshme. Gaforret e vendosin familjen përpara çdo gjëje dhe investohen tërësisht tek zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve, veçanërisht nga ana artistike.

Peshqit

Peshqit janë prindërit më të dashur të zodiakut. Si shenja uji, ata njihen për ndjeshmërinë dhe inteligjencën emocionale të cilat mund t’i trasnmetojnë dhe tek fëmija. Peshqit duan që fëmijët të shprehin atë që ndjejnë në të vërtetë dhe krijojnë një raport më “miqësor” sesa shenjat e tjera. Për ta, e rëndësishme është që fëmijët të ndjekin rrugën e tyre, ndaj përpiqen të mos t’i kufizojnë ata.

Demi

Demi është një ndër shenjat më të përgjegjshme dhe ndaj astrologët shpjegojnë se kjo është ndër arsyet kryesore përse mund të bëhen prindër fantastikë. Demat janë të besueshëm, inteligjentë dhe e adhurojnë kohën që kalojnë me familjen. Ata janë gjithashtu mjaft tolerantë dhe inkurajojnë që fëmijët e tyre të ndihen sa më të lirë. Një prind Dem i merr fëmijët nëpër udhëtime dhe u mëson atyre rreth kulturave të ndryshme.

Binjakët

Për shkak të shkathtësisë dhe aftësive në komunikim, ata mund të bëhen prindër të shkëlqyer. Këta njerëz janë të gatshëm t’i kushtojnë kohë interesave të fëmijëve të tyre. Me karakterin e veçantë, ata mund të rrisin fëmijë të lumtur pasi dëgjojnë nevojat e tyre. Ata i inkurajonë fëmijët të ndjekin pasionet e tyre derisa të gjejnë atë që u përshtatet më mirë. Binjakët janë ambiciozë dhe me vullnet të fortë dhe kështu, do t’i rrënjosin këto cilësi tek pasardhësit.

Luani

Luanët janë prindër të përkushtuar. Këta individë lavdërojnë dhe vlerësojnë çdo arritje të fëmijëve dhe ndikojnë pozitivisht në rritjen e tyre duke u mësuar për guximin dhe marrjen e iniciativave. Ata janë prindër të besueshëm, japin pafund dashuri dhe nuk neglizhojnë nevojat e fëmijëve. Ndonjëherë ama, harrojnë rolin e tyre si prindër duke u dhënë më shumë liri seç duhet ndaj dhe duhet të vendosin më shumë autoritet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *