Policia greke ka çmontuar një bandë kriminale në Athinë e Atikë, e përbërë nga shqiptarë dhe shtetas grekë.
Policia ka kryer kontrolle në 9 banesa dhe 9 automjete, ku ka gjetur dhe sekuetruar pesë automjete, armë zjarri, kallashnikov, drogë, para cash rreth 4 mijë euro, jelek antiplumb dhe tetë aparatë celularë.
Për rrjedhojë në pranga ranë 7 persona grekë dhe shqiptarë. Ata akuzohen për grabitje me dhunë, pasi kanë kërcënuar me jetë pronarët e dyqaneve që kanë grabitur dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Raportohet se të arrestuarit janë persona të njohur për drejtësinë greke. Ata do të paraqiten sot para Prokurorisë së Athinës.