Çmontohet banda italo-shqiptare, 40 të arrestuar për trafik droge!

Një bandë italo-shqiptare që vepronte në disa qytete është çmontuar nga policia, ku janë arrestuar 40 persona.

22 persona janë arrestuar ndërsa 18 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, pas operacionit kriminal italo-shqiptare. Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena (qyteti metropolit i Cagliarit) që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë. I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj janë sekuestruar sasi të mëdha hashash, marihuanë dhe kokainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *