Autoritete greke kanë shkatërruar një bandë kriminale dhe ka arrestuar 5 persona, midis tyre një shqiptar, i cili është me precedentë të mëparshme penale.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari, ende i paidentifikuar për publikun, ka tentuar të arratisej, por nuk ia ka dalë dot mbanë.
Arrestimet janë kryer të enjten e javës së kaluar, në shtëpi të dhëna me qira. Po ashtu mësohet se gjatë bastisjes nga policia, janë gjetur pistoleta, kapuça, doreza dhe bidona me benzinë.
Policia e cila po përgjonte telefonat kuptuan se ata po përgatiteshin për goditje të madhe ditët e ardhshme ne Pirgo.