Një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet irlandeze.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 1.12 mln euro.
Droga sipas autoriteteve u gjet në makinën e një shqiptari, 30-vjeç
Gjithashtu në këtë aksion u arrestuar një 30-vjeçar i cili aktualisht po mbahet në paraburgim dhe sipas autoriteteve i riu i arrestuar është shqiptar, por prej vitesh jeton në Dublin.
Sakaq, droga e arrestuar do të dërgohet për analiza ndërsa hetimet vijojnë ende.