Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria këtë 2024 ka hyrë me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit.
Rama thekson se CNN ka renditur vendin tonë ndër 10 vendet kryesore që duhen vizituar këtë vit.
“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut Kombëtar Vjosa”, shkruan Rama.