Çobania 72 vjeçare flet për akademinë e barinjve: Nuk kam më moshë për shkollë…

Një çobane nga Kukësi ka folur ditën e sotme për vështirësitë që ka ky profesion për t’u ruajtuar dhe për të siguruar të ardhura. E moshuara thotë se ata nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.

E pyetur për akademinë e barinjve që ka propozuar për të hapur Ministrja e Bujqësisë, e moshuara u shpreh se ajo tashmë nuk ka moshë për shkollë. Ajo gjithashtu shtoi se mund të jetë diçka e mirë për të rinjtë, megjithëse tha se ata largohen nga Shqipëria e nuk merren me bagëti.

“Blegtoria është e rëndë. Unë i kam dy lopë këtu dhe dy në shpi. Katër lopë. Tokat i marrim me qira. Qiraja shkon 50 mijë-70 mijë në vit. Në kohë të thatë s’bohet asnjë deng, në kohë me shi bëhet bari. Unë s’kam tokë. Zanatin e kena pas trashëgimi dem baba dem. Këta ka çobani. Çoban jam dhe krejt i pastroj. Unë shkoj marr makineritë. Nuk na ka mbështetur njeri. Po me lopë merem nga 20 vite. Vështirë shumë se duhet me i kullot, me shajnë. Fëmijët i kam martuar. Kanë punë ato, pasha zotin , janë të zorshme. Të rinjtë kapin botën, mazallah të merren. Ku me e gjet me na pagujt Ministria. Po kush të paguan. Rrejn ashtu ata.  3 muaj rrinë në regjim stallor bagëtitë, 6 muaj pastaj kullosin”, tha ajo.

/Burimi: Faxweb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *