Në këtë protestë të organizuar nga opozita fjalën e ka marr aktivisti Aulon Kalaja i cili ëhstë shprehur se shqiptarët duhet të cohen dhe nuk duhet të durojnë më këtë regjim
“Është dita për betejën kundër shpopullimit të atdheut tonë, e keqja në pushtet ka tërhequr vetëm të keqen. Është koha për besa-besë, sa e vështirë është për ty të lësh filxhanin e kafesë, ti sot duhet të ishe këtu me ne, kjo besëlidhje ka vend për të gjithë edhe për ty që rri shtrirë e ke detin përballë, por kurrë nuk do përjetosh këtë që përjetoj unë sot bashkë me ju në këtë shesh.
Çohu pra se po të presim, po na shqyejnë hienat!
Edhe guximi yt do ta vrasë frikën, çohuni shqiptarë, koha na thërret sepse ata që heshtin kthehen nga burra në burracakë. Po jetojmë në kohë të vështira por kurrë në kohë që most ë protestojmë, optimizmi vjen pas tragjedisë. Duhet të ikë qeveria dhe jo populli.Të kthehemi nga qytetarë në luftëtarë, për atdheun tonë,” tha Kalaja.