Kryeministri Rama ka publikuar një video në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku thotë se Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor.
Gjatë bisedës me një ekspert të ‘Space X’, kreu i qeverisë ka dhënë detaje në lidhje me këtë eksperiencë të re.
Biseda mes tyre:
Edi Rama: Pra jemi këtu
Eksperti: Korrekte, kjo është Space X Falcon 9 që lëshuam në qershor. ëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Ajo që po shikoni këtu është lëshimi në orbitë.
Edi Rama: Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?
Eksperti: Në mars, do duket si kjo, do kemi video.
Edi Rama: Albania 2? Në qershor?
Eksperti: Korrekte
Eksperti: Ky është shembulli i lëshimit të satelitëve. Kjo është pamja e orbitës ku do të lëshohen
Edi Rama: Shqipëria në Orbitë, e pabesueshme dhe e vërtetë.
/Priza.al/