Për një situatë më të sigurtë në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në ditën e sotme në Tiranë, Policia e Kosovës do të niset drejt Tiranës për ti ardhur në ndihmë policisë shqiptare.
Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Express se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.