Feyenoord do të zbarkojë në Tiranë për të luajtur finalen e Conference League, përballë Romës e Jose Mourinhos.
Takim ky i cili do të luhet të mërkurën më 25 maj në “Air Albania”.
Në një konferencën për mediat holandeze, trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka pohuar se është krenar që skuadra e tij është në ekip që sulmon dhe çdo kundërshtarë do e ketë të vështirë të mposhtin Feyenoord.
“Ne jemi një skuadër me mendje sulmuese që i pëlqen ta ketë shumë në kontroll topin dhe luajmë me shumë intensitet. Kur nuk e kemi ne topin, duam ta fitojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke qenë agresiv dhe duke rifituar posedimin e lojës. Mendoj se jemi një skuadër që është e vështirë të mposhtet”, tha Slot.