Conference League/ Gledis Nano flet për finalen: Mos përhapni panik, nuk do të ketë shtet-rrethim

Drejtori i policisë, Gledis Nano ka folur në një konferencë për mediat edhe për finalen e së mërkurës më 25 maj ku do të luhet ndeshja Roma-Feyenoord.

Ai ka thënë se nuk duhet përhapur panik për ndonjë shtet-rrethim pasi ajo do të jetë një ditë feste dhe thjesht do të bllokohen lëvizjet për automjetet që do të vijnë drejt Tiranës, për lehtësimin e qarkullimit.

Nano: Data 25 do jetë një ditë feste. Mos të përhapim panik me teori shtetrrethimi. Tirana do jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë të vijnë në kryeqytet. Policia e shtetit ka sugjeruar të bëjë bllokimin e rrugëve.

Pyetje: Mund të ketë përplasje mes dy tifozerive?

Nano: Masat e marra që tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Janë marrë masa si nga policia bashkiake ashtu edhe ajo shtetërore. Është e vërtetë kjo që thoni ju se ka tifozë me tendenca të dhunshme dhe huligane por unë e përmenda më parë, kjo është një ditë feste. Nuk do lejojmë kurrsesi që një pakicë tifozësh nën efektin e pijeve alkoolike dhe adrenalinës të prishin imazhin e vendit tonë

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *