Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është duke mbajtur një deklaratë për mediat këtë të hënë ku ka folur në lidhje me masat e marra sa i takon finales së “Conference League” që pritet të luhet të mërkurën në “Air Albania” mes Romës dhe Feynord.
Çuçi u ka bërë thirrje biznesve apo zyrave të ndryshme private biznese që ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjithë lëvizja në Tiranë do jetë e paralizuara.
“Pasnesër me rastin e finales së Konferencë Ligës mes Romës dhe Feynordit. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një festë për Tiranën. Të parashikojmë çdo gjë me detaje që të mos cënohet askush në këtë festë të madhe. Të gjithë shqiptarët që nuk kanë biletë të mos tentojnë të vijnë në Tiranë sepse Tirana në atë ditë do jetë në dispozicion të tifozëve. Gjithashtu u bëj thirrje të gjithë bizneseve të tjera apo zyrat e ndryshme private si bankat apo të tjera biznese ta shpallin të mërkurën ditë pushimi pasi e gjithë lëvizja në Tiranë do jetë e paralizuara. E përsëris edhe njëherë mos hajdeni në Tiranë nëse nuk keni biletë”, tha ai.
Sakaq, ministri shtoi se janë marrë të gjitha masat për shmangien e situatave të pakëndëshme, si dhe e mërkura u dedikohet vetëm tifozëve të cilët do të ishin të shumtë.
“Në Tiranë mos hajdeni, ditën e merkure të mos vijë në Tiranë, do të jenë ne dispozicion të miqve. Ne kemi kohë që punojmë me policinë, na janë bashkuar për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme, do marrim masa që të mos degradojë. Pra i kemi marrë të gjitha masat”, tha Çuçi.