Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e Konferencë Ligës e cila do të mbahet në “Air Albania” në Tiranë. Lidhur me këtë të fundit, ministria e Brendshme dhe Policia po ndërmarrin masa për mbarëvajtjen e të gjithë situatës, pasi në kryeqytet do të ketë fluks të madh vizitorësh.
Burime për median bënë me dije ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi është takuar ditën e sotme me disa oficerë të policisë Italiane, por edhe ata holandezë, që kanë ardhur në vendin tonë, sa i takon sigurisë së ndeshjes. Takimi në fjalë është mbajtur në Policinë e Shtetit.
Sakaq, Cuçi tha se janë marrë të gjitha masat nga policia, ndërsa iu bëri thirrje disa bizneseve private që nuk lidhen drejtpërdrejtë me ndeshjen, ta bëjnë pushim.