Conference League në Tiranë/ Shtohen furnizimet në kioskat e ngritura për të pritur tifozët, dyfishohen çmimet: Birra 3-4 euro dhe ushqime me 2 euro

Mesa duket edhe bizneset janë bërë gati për të pritur numrin e madh të tifozëve të cilët do të ndjekin nga afër finalen e Conference League në Tiranë.

Institucionet shtetërore e kanë pushim ndërsa një pjesë e mirë biznesesh kanë zgjedhur të mos ulin qepenat pasi sot është edhe mundësia duke dyfishuar çmimet por edhe për të fituar përtej normales.Përveç pikave të ngritura në pedonale, e gjithë rruga e Bllokut deri tek Tajvani ka 6 pika ku do të shiten birra, ushqime dhe pije të tjera.

Sakaq, burime për median bëjnë me dije se çmimet janë dyfishuar, kryeisht në pikat e ngritura në qendër ku shërbehen birra, ushqime fast food. Çmimet e birrave variojnë nga 3-4 euro, uji kushton 1 euro ndërsa sanduiçi kushton 2 euro. Edhe kioskat normale kanë shtuar furnizimit dhe nuk do të mbyllen as pas ndeshjes pasi do të punojnë me tre turne.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *