Conference League ndodhet në fazën finale të “play-off”, ku do përcaktohen skuadrat e fundit që marrin pjesë në grupe. Një prej lojtarëve shqiptar që po bën mjaft mirë në këtë kompeticion është Albion Rrahmani.
Qendërsulmuesi i Ballkanit kryeson listën e golashënuesve në këto kualifikuese, me plot 7 gola të shënuar në 5 ndeshje. Rrahmani kryeson i vetëm, ndërsa po udhëheq Ballkanin drejt grupeve të Conference League.
Kujtojmë se goli i djeshëm nga 21-vjeçari i hapi rrugën përmbysjes së madhe, për të fituar 1 me 2 kundër Shkupit. Ndeshja e kthimit mes dy klubeve shqiptare luhet me 25 gusht.