COPD – Kur frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë

COPD është një sëmundje kronike e mushkërive dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Çfarë është saktësisht COPD dhe si mund të parandalohet sëmundja?

Nën termin COPD kuptohen si bronkiti kronik ashtu edhe emfizema pulmonare. Emfizema pulmonare bën që indi i mushkërive të dëmtohet gradualisht dhe qeskat e vogla të ajrit, të quajtura alveola, të çahen. Me bronkitin kronik, mukoza grumbullohet në rrugët e frymëmarrjes duke e vështirësuar frymëmarrjen. Bronkiti gjithashtu shkakton kollë dhe mund t’i dëmtojë mushkëritë edhe më tej.

Sa vetë vuajnë nga COPD?

COPD është më e përhapur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe përbën 90% të shkakut të vdekjeve te njerëzit nën moshën 70-vjeçare. Numri i pacientëve me COPD është më i lartë në vendet e Azisë Juglindore dhe Paqësorit perëndimor. Kjo del në pah nga një studim i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

Në vitin 2018 COPD ishte një ndër katër shkaqet kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Afro 16 milionë amerikanë ishin të prekur nga kjo sëmundje, raporton Centers for Disease Control and Prevention (cdc.gov) nga SHBA. Gratë ishin më të prekura se burrat, raporton Shoqata Amerikane e Mushkërive. Sipas saj, gratë rezultojnë të kenë një shkallë vdekshmërisë më të lartë se burrat. Numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundja në Evropë mendohet të jetë përafërsisht 36 milionë.

Shkaqet dhe rreziqet e COPD

Njerëzit që pinë duhan, cigare elektronike ose puro kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të COPD në krahasim me njerëzit që nuk pinë duhan. Në rreth 75% të rasteve të diagnostikuar me COPD të prekurit janë duhanpirës ose ish-duhanpirës. Kur pi një cigare, thith mijëra lëndë kimike të dëmshme. Ato mund të shkaktojnë inflamacion, të dëmtojnë indet dhe të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Këto janë simptoma karakteristike për COPD.

Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar COPD Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar COPD

Të rrezikuar nga sëmundja janë edhe njerëz që në punën e tyre janë të ekspozuar ndaj lëndëve kimike, pluhurit ose tymitpër një periudhë më të gjatë kohore. COPD mund të zhvillohet gjithashtu tek personat që janë të ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj ndotjes së rëndë të ajrit, si nga trafiku, fabrikat, termocentralet me qymyr ose zjarret në pyje.

Në raste më të rralla ndodh që sëmundja të shkaktohet nga një predispozitë gjenetike, konkretisht nga mungesa e antitripsinës alfa-1 (AATD). Për pasojë sëmundja mund të shfaqet që në moshë të re. Antitripsina Alfa 1 bën që trupi të prodhojë një proteinë (alfa-1), e cila ndihmon në mbrojtjen e mushkërive.

Por edhe njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan mund të diagnostikohen me COPD. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në fëmijëri favorizojnë COPD, sikurse edhe astmën. Faktor i rëndësishëm është edhe mosha – pas moshës 40-vjeçare rreziku rritet.

Simptomat e COPD

COPD zhvillohet gradualisht dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Simptomat më të zakonshme janë gulçim, vështirësi në frymëmarrje, kollë kronike dhe lodhje. Me kalimin e kohës frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe ndikon në jetën e përditshme. Kjo mund të shkojë deri aty sa njerëzit me COPD të kenë të nevojshme të përdorin gypa oksigjeni.

Të rrezikuar nga COPD janë edhe ata që në punën e tyre janë të ekspozuar ndaj lëndëve kimike, pluhurit ose tymitTë rrezikuar nga COPD janë edhe ata që në punën e tyre janë të ekspozuar ndaj lëndëve kimike, pluhurit ose tymit

Të rrezikuar nga COPD janë edhe ata që në punën e tyre janë të ekspozuar ndaj lëndëve kimike, pluhurit ose tymitFotografi: Steven Hutchings/TNN/dpa/picture alliance

Infeksionet bakteriale ose virale mund të shkaktojnë shpërthime të papritura ose përkeqësim të papritur të simptomave. Përveç kësaj COPD mund të rrisë rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore. Këtu hyjnë, për shembull, infeksionet e mushkërive dhe kanceri i mushkërive, problemet e zemrës, muskujt dhe kockat e dobësuara. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, sëmundja mund të çojë në probleme psikologjike si depresion dhe ankth.

Cilat janë terapitë ekzistuese për COPD?

Aktualisht nuk ka ndonjë kurë për shërimin e COPD, por simptomat mund të dobësohen. Gjëja e parë që duhet bërë është të shmangia e faktorëve të rrezikut, si pirja e duhanitose ndotja e ajrit. Lënia e duhanit është një pjesë thelbësore e planit të trajtimit të COPD, rekomandon Shoqata Amerikane e Mushkërive. Kurse pjesa e tjetër e terapisë bëhet në konsultim me mjekun.

Barnat që përdoren më së shpeshti për të trajtuar COPD janë barnat që hapin rrugët e frymëmarrjes. Këtu hyjnë, për shembull, bronkodilatorët, që lehtësojnë rrjedhën e ajrit dhe përmirësojnë frymëmarrjen, steroidet që reduktojnë infektimet e rrugëve të frymëmarrjes. Meqenëse COPD shpesh mund të çojë në infeksione të mushkërive, mjeku mund të përshkruajë edhe antibiotikë.

Përveç kësaj, ekzistojnë programe të ndryshme rehabilitimi me ushtrime për të forcuar frymëmarrjen, ushqim më të shëndetshëm, më shumë stërvitje dhe konsulta mjekësore intensive, ku pacienti njihet më mirë me sëmundjen. Nëse sëmundja është shumë e rëndë, nevojitet ndërhyrje kirurgjikale.

Si mund të parandalohet COPD?

Nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur veten nga sëmundja, por sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, duhen zvogëluar rreziqet që e favorizojnë atë. Kush nuk pi duhan është në rrugën e duhur. Mundësisht duhen shmangur burimet e tjera të tymit, ndotësve dhe kimikateve. Mbrojtja ndaj infeksioneve të frymëmarrjes si gripi, COVID-19 ose pneumonia mund të arrihet përmes vaksinimit.

Një studim i botuar në revistën Thorax tregon se gjendja e mirë fizike dhe ushtrimet e rregullta në moshën e mesme mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e COPD./DW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *