Dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit janë shkatërruar nga policia spanjolle, duke sekuestruar kështu 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës.
Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, , i cili sipas autoriteteve spanjolle konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për 2021-in. Sakaq, në pranga kanë rënë 10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë.
Trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.
Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi, shkruajnë mediat italiane.