Ekipi i mjekëve shqiptar të cilët shkuan në mars të vitit 2020 në Lombardi, e sidomos në Bershia të Italisë për t’i ardhur në ndihmë shërbimit mjekësor italian, ka nxjerrë sheshit dilema mjaft të mëdha. Gazeta prestigjioze italiane, Corriere della Sera përmes një shkrimi të detajuar ka nxjerrë në pah detajet shokuese të delegacionit shqiptar të dërguar në shenjë “humanitare” nga Kryeministri Edi Rama. Edhe pse, një vend si ky i yni me një personel mjekësor jo shumë masiv, Rama gjithsesi gjykoi se ishte e nevojshme një ndihmë ndaj “fqinjëve tanë”.
Po a ishte vërtet i nevojshëm?
Duhet rikujtuar se pandemia Covid ka prekur ashpër Italinë aso kohe dhe pati humbje jete në shifra të frikshme. Sidoqoftë, Corriere shtron shkrimin e saj pikërisht me këtë pyetje, duke nxjerrë njëkohësisht edhe punën e madhe që bën 30 mjekët e dërguar nga Rama.
Media italiane shkruan se përveç argëtimeve të njohura, ahengjeve me alkool të shqiptarëve në hotelin që i priti në Brescia, kryeministri Edi Rama dhe ai italian Giuseppe Conte, së bashku me ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio të asaj periudhe duhet të japin sqarime se si mes një grupi prej tridhjetë mjekëve dhe infermierëve, kishin futur edhe një punonjës karburanti.
Akomodimi në Itali me sofër të shtruar dhe tri milionë euro, si bën qejf “30 mjekët” e Edi Ramës dhe punonjësi i karburantit i infiltruar në Itali?
Për akomodimin dhe pritjen e ekipit të mjekëve që udhëtoi nga Tirana drejt Italisë u harxhuan plot 3 milionë euro, para që do të shërbenin për të jetuar në Breshia. Gjithashtu media italiane shkruan se “duhet evidentuar edhe veprimtaria e avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpeshherë mbrojtës i trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe një njeri i njohur nga institucionet tona, i cili udhëtoi jo rastësisht me grupin e mjekëve për në Lombardi, i cili pasi mbërriti në Romë u angazhua me Guardia di Financian, duke pasur misionet dhjetëvjeçare dhe të gjata të kësaj të fundit në Shqipëri, për shembull në identifikimin e kulturave të drogës, për të cilat shpesh Shqipëria ka marrë emrin “Narkoshtet”.
Lëvizja gjeostrategjike e Ramës duke përdorur 29 mjekë e një pompist.
Gazeta shkruan gjithashtu se analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare e kishin parë gjestin e kryeministrit Edi Rama ndaj Italisë si një si një lëvizje gjeopolitike për të rritur kredite në arenën ndërkombëtare dhe në raport me integrimin e vendit në BE.
Aq më tepër që, pas delegacionit shqiptar ishte edhe ai rus i mbushur komplet me spiunë ku nga 104 persona, 72 ishin ushtarë dhe agjentë të Shërbimit Sekret rus.
Nga frika e humbjes së punës deri më tani askush nuk ka denoncuar delegacionin rus dhe aktivitete e tyre në spitale, të cilët ishin spiunë dhe u maskuan si mjekë. Po kështu edhe njerëzit e dërguar të Edi Ramës nuk dhanë asnjë kontribut të rëndësishëm në luftën ndaj koronavirusit në Itali që ishte një ndër vendet më të prekura dhe kjo është e natyrshme kur u konfirmua edhe nga gazetarët shqiptarë se një prej infermierëve ishte edhe pompist në një nga pikat e karburantit në Shqipëri.
Corriere “godet” Ramën: Mjekët shqiptarë kushtuan 3 mln euro, mes tyre dhe një pompist benzine! I përdori
Leave a comment