Courtois rinovon kontratën për 5 sezonet e ardhshme me Real Madrid

SPANJË – Portieri i kombëtares belge, Thibaut Courtois, i cili luan me Real Madrid ka rinovuar kontratën për 5 sezonet e ardhshme me ‘Los Blancos’. Lajmin e ka dhënë vetë klubi madrilen përmes një komunikate për media.

“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, i cili do të qëndrojë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2026”,- thuhet në njoftimin e klubit të Real Madridit. 29-vjeçari belg erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea në vitin 2018.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *