Covid-19/ 100 raste çdo ditë vetëm në Fier, mjekët në ‘alarm’

Ditët e fundit mjekët e Urgjencës pediatrike të Fierit po përballen fluks të shtuar të të fëmijëve të preku nga virozat e stinës dhe Covid. Çdo ditë vizitohen mesatarisht 100 fëmijë.

Mjekja Albana Haxhia shprehet se Covid-19 është përhapur pasi nuk po respektohen masat mbrojtëse.

“Kemi vënë re një numër të shtuar të fëmijëve më Covid. Paraqiten me temperaturë dhe diare këto janë simptoma të ngjashme që i vëmë re dhe tek Covid. 80% e rasteve që testojmë rezultojnë pozitivë. Rastet që kanë nevojë për hospitalizimi dërgohen në Tiranë por pjesa më e madhe po trajtohen në shtëpi. Jo, për çdo temperaturë, jo, për çdo simptomë të menaxhueshme në shtëpi të paraqiten në urgjencë sepse janë shumë të ekspozuar kundrejt Covid-it. /abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *