Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar këtë të dielë se në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, prej ku kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë të shpërndara në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.
“Janë 286 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç”, informon Ministria.
Sakaq, bëhet e ditur se, “janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë”.
Statistika (08 Maj 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 735
Testime totale 1,812,882
Raste pozitive 275,366
Raste të shëruara 271,583
Raste aktive 286
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 169
Fier 35
Vlorë 31
Korçë 11
Shkodër 9
Durrës 9
Lezhë 8
Elbasan 7
Berat 3
Kukës 2
Gjirokastër 2