Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të dielë se në 24 orët e fundit janë kryer 973 testime, ku prej tyre kanë rezultuar 36 qytetarë të infektuar me Covid-19. Ndërkohë nuk ka asnjë humbje jete, si dhe janë regjistruar 25 të shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i MSH:
Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.