Covid-19/ Çfarë po na fsheh Kina, alarm në Evropë dhe SHBA

Koronavirusi po përhapet me ritme dramatike në vendlindjen e tij, Kinën, pas heqjes së kufizimeve mbytëse të politikës “zero COVID”, teksa vendet evropiane, amerikane dhe aziatike po rishikojnë masat e mbikëqyrjes epidemiologjike dhe të udhëtimit për vizitorët kinezë.

Autoritetet shkencore dhe shëndetësore në Greqi po monitorojnë shpërthimin e infeksioneve për shkak të koronavirusit në gjigantin aziatik me 1.41 miliardë banorë dhe janë në gatishmëri. Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur të zbatojë çdo masë të koordinuar kufizuese brenda shteteve të tij anëtare. Italia, vendi që u prek për herë të parë në Evropë në shkurt të vitit 2020 nga “cunami pandemik” i ardhur nga Kina, tashmë po kryen teste të koronavirusit tek turistët kinezë në disa aeroporte.

Në komunitetin shkencor ndërkombëtar ka një shqetësim të dukshëm mbi valën epidemike që po prek Kinën, por edhe rezerva për të dhënat e bëra publike nga autoritetet. Vendi po raporton një numër njëshifror të vdekjeve nga infeksioni COVID, pavarësisht infeksioneve që shpërthejnë në qindra miliona të popullsisë së tij, me ekspertët që theksojnë se numrat nuk janë në përputhje me atë që u regjistrua në vendet me popullsi shumë më të vogël kur ishin kufizimet pandemike.

“Ka një rezervë relative në nivelin shkencor global për të dhënat që Kina jep për koronavirusin. Në këtë moment të veçantë, gjithçka është nën mikroskop: popullsia e saj nuk është ekspozuar ndaj virusit, për shkak të politikës së rasteve zero që ndiqte, fotografia e mbulimit të vaksinimit nuk është e qartë, efektiviteti i vaksinave të administruara nuk dihet. Kemi nga njëra anë këtë situatë në Kinë e cila krijon pasiguri dhe nga ana tjetër një popullsi relativisht e mbrojtur me vaksina në Evropë ” – është shprehur nënkryetari i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) në Greqi.

Muri i imunitetit që është ndërtuar mban në nivel të ulët rastet e rënda të infeksionit dhe të shtrimeve në spital për shkak të COVID në vendet e Europës, teksa në shumicën e vendeve, gripi dhe infeksione të tjera respiratore po mbizotërojnë mbi koronavirusin.

Duke patur parasysh volumin e popullsisë së Kinës, skenari i rishfaqjes së koronavirusit në Evropë nuk mund të përjashtohet. “Nëse supozohet se 10 milionë kinezë udhëtojnë në dy javët e ardhshme në një vend të Evropës, p.sh. në Itali, do të jetë e hapur mundësia e një shpërthimi. Megjithatë, tani ka një gatishmëri tjetër, një armaturë tjetër. Nuk është një virus i ri, siç ishte në vitin 2020. Është e sigurt që jemi shumë larg nga shkurti i vitit 2020” – tha profesori i Epidemiologjisë.

Ndët të tjera ai tregoi se nënvariantet e Covid-19 të përhapura për momentin në Kinë, janë prezente edhe në Europë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *