Është duke u mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me situatën e Covid-19.
Në lidhje me këtë, zëvendës-ministrja Eugena Tomini tha se përveç rritjes së infektimeve ka dhe një shtim të rasteve spitalore.
Sakaq shtoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për vaksinimin me dozën e tretë dhe të katërt.
“Mbështetur në të gjitha dhënat po paraqitet një trend në rritje, në rastet pozitive, duke rritur edhe rastet që kërkojnë shtrim spitalor. Ka rritje edhe në krahasim me 4-5 muaj më parë, në 90% të bashkive kemi raste negative, popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinimin me dozën e tretë dhe të katërt. Covid ka treguar që nuk ka një sezonalitet, është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit”, tha ajo.