Covid-19/ Infektohen 4 adoleshentë, mbyllet gjimnazi në Berat

Në qytetin e Beratit ka filluar prej 2-ditësh procesi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për moshat mbi 60 vjeç. Por sipas mjekëve të Qendrave Shëndetësore të qytetit të Beratit, moshat e treta nuk kanë treguar interes në lidhje me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat vijnë duke u rritur dhe vetëm ditët e fundit më të prekurit janë regjistruar në kopshte e shkolla.

Në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në 24 orët e fundit kanë rezultuar “pozitivë” 4 nxënës të së njëjtës klasë, ndërkohë që pritet tamponi i rezultateve për 22 nxënësit e tjerë të kësaj klase. Nxënësit janë karantinuar, klasa është mbyllur dhe inspektorët e higjienës kanë kryer dezinfektimin e klasës dhe shkollës.

Në muajin tetor u rrit numri i të prekurve me Covid-19 tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *