Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 në24 orëve të fundit kanë regjistruar pozitivë me koronavirus 1336 qytetarë.
Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa e kanë fituar betejën me virusin e rëndë 1029 të shëruar.
Sipas MSH, “Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë”.
Njoftimi i MSH:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2749 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1336 qytetarë, në këto bashki:
517 në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.
Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1336
Të shëruar në 24 orë 1029
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2749
Testime totale 1,894,914
Raste pozitive 301,394
Raste të shëruara 288,047
Raste Aktive 9,826
Humbje jete 3,521
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,733
Durrës 751
Fier 729
Vlorë 466
Berat 408
Shkodër 391
Elbasan 388
Lezhë 293
Korçë 250
Gjirokastër 210
Dibër 135
Kukës 72