Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 138 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 për ditën e sotme, ku janë regjistruar 138 raste aktive. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 950 testime, 138 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 253 të shëruar në 24 orët e fundit

13 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, në këto bashki:

54 në Tiranë, 10 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Durrës, Sarandë, 7 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 4 në Berat, nga 3 qytetarë në Elbasan, Korçë, Tepelenë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Dimal, Devoll, Libohovë, Patos, Vau i Dejës, nga 1 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Përmet, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Kamëz, Has, Malësi e Madhe.

Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 253
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 950

Testime totale 1,971,502
Raste pozitive 330,045
Raste të shëruara 325,217
Raste Aktive 1,242
Humbje jete 3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 552
Shkodër 140
Durrës 125
Elbasan 99
Fier 77
Vlorë 61
Gjirokastër 56
Korçë 45
Berat 39
Dibër 21
Lezhë 20
Kukës 7

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *