Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 639 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan.
Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,521 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 639
Testime totale 2,009,897
Raste pozitive 332,267
Raste të shëruara 328,521
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 119
Gjirokastër 14
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3
Elbasan. 2
Durrës. 2
Korçë. 1