Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetsisë informon se janë kryer 1,147 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 70 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 11 në Sarandë, 4 në Elbasan, 3 Gjirokastër, 2 në Pukë, Durrës, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë, Delvinë, Kuçovë, 1 në Shkodër, Lezhë, Kukës, Kruje, Kavajë, Patos, Divjakë, Libohovë, Gramsh.
Janë 434 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 140 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,603 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Mars 2022)
Raste të reja ditore 70
Të shëruar në 24 orë 140
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,147
Testime totale 1,775,588
Raste pozitive 273,529
Raste të shëruara 269,603
Raste Aktive 434
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Vlorë 60
Fier 34
Gjirokastër 30
Berat 17
Elbasan 15
Shkodër 13
Kukës 9
Durrës 9
Korçë 6
Dibër 6
Lezhë 2