Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e infektimeve për ditën e sotme

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 33 testime të kryera në 24 orët e fundit vetëm 1 person ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që janë 173 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 testime, 1 qytetar i infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

2 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 33 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë. Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 33

 

Testime totale 2,020,126

Raste pozitive 332,800

Raste të shëruara 329,031

Raste Aktive 173

Humbje jete 3,596

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Fier 13

Shkodër 4

Durrës 3

Berat 3

Vlorë 2

Dibër 2

Lezhë 2

Kukës 2

Gjirokastër 1

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *