Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin lidhur me situatën e covid-19 në vendin tonë ku nga 132 testime raportohen 11 qytetarë të infektuar me covid-19, për fat të mirë nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:
5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.
Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 132
Testime totale 1,978,754
Raste pozitive 330,841
Raste të shëruara 326,702
Raste Aktive 550
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 263
Elbasan 61
Shkodër 51
Fier 49
Vlorë 35
Durrës 23
Dibër 21
Lezhë 18
Gjirokastër 11
Korçë 10
Berat 8