Covid-19, MSH: 12 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, MSH bën me dije se nga 417 teste të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar positive, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 417 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë.

Janë 178 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 417

Testime totale 2,007,492

Raste pozitive 332,191

Raste të shëruara 328,419

Raste Aktive 178

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Fier 11

Gjirokastër 11

Vlorë 3

Elbasan 2

Berat 2

Durrës 2

Shkodër 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *