Covid-19/ MSH: 17 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19 nga 292 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë shënuar 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës. Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Prill 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292
Testime totale 2,049,179
Raste pozitive 333,883
Raste të shëruara 330,100
Raste Aktive 180
Humbje jete 3,603

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Shkodër. 8
Vlorë 7
Durrës 5
Fier 3
Berat 3
Elbasan 2
Korçë 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *