Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 17 perosna.
Sakaq, gajtë ditës së sotme nuk raportohet për asnjë humbje jete.
Njoftimi i MSH:
4 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.
Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336
Testime totale 2,010,606
Raste pozitive 332,294
Raste të shëruara 328,545
Raste Aktive 155
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3
Vlorë 3
Lezhë 3
Durrës 3
Elbasan 2
Korçë 2