Covid-19/ MSH: 19 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin lidhur me virusin covid-19 ku raportohet se nga 628 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja, për fat të mirë asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

Njoftimi MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 628 testime, 19 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 53 të shëruar në 24 orët e fundit 14 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 628 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 19

Të shëruar në 24 orë 53

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 628

Testime totale 1,989,378

Raste pozitive 331,452

Raste të shëruara 327,610

Raste Aktive 251

Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 181

Elbasan 16

Fier 15

Gjirokastër 15

Shkodër 8

Vlorë 5

Berat 5

Lezhë 2

Durrës 2

Kukës 1

Korçë 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *