COVID-19/ MSH: 1984 qytetarë të infektuar, dy humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 në 24 orëve të fundit kanë regjistruar pozitivë me koronavirus 1984 qytetarë.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, si dhe janë shëruar 843 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 1984 testime, 965 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 843 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1984 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 965 qytetarë, në këto bashki:

412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe. Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 965

Të shëruar në 24 orë 843

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1984

 

Testime totale 1,902,429

Raste pozitive 304,890

Raste të shëruara 291,553

Raste Aktive 9,810

Humbje jete 3,527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,734

Durrës 738

Fier 698

Vlorë 560

Berat 414

Shkodër 385

Elbasan 381

Lezhë 271

Korçë 259

Gjirokastër 173

Dibër 136

Kukës 61

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *