Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend, ku sipas raportimeve të MSH nga 513 teste të kryera, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sakaq nuk është raportuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:
12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.
Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 513
Testime totale 2,002,136
Raste pozitive 331,998
Raste të shëruara 328,220
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 136
Vlorë 19
Fier 9
Gjirokastër 6
Berat 3
Durrës 5
Elbasan 2
Shkodër 1
Lezhë. 1
Korçë. 1
Dibër. 1