Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 për ditën e sotme ku nga 1069 testime janë regjistruar 263 qytetarë të infektuar me Covid. Diten e sotme nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Njoftimi i Plotë :
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 1069 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete dhe 277 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1069 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 263 qytetarë, në këto bashki:
87 në Tiranë, 17 në Lushnje, 16 në Durrës, 15 në Vlorë, 11 në Kavajë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Krujë, Fier, 7 në Devoll, 6 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Pogradec, Elbasan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Berat, Dimal, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Tepelenë, Korçë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Belsh.
Janë 3,076 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 277 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,810 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 263
Të shëruar në 24 orë 277
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1069
Testime totale 1,963,270
Raste pozitive 328,469
Raste të shëruara 321,810
Raste Aktive 3,076
Humbje jete 3,583
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,401
Fier 318
Shkodër 228
Elbasan 222
Durrës 204
Korçë 192
Vlorë 160
Gjirokastër 122
Berat 102
Lezhë 65
Dibër 51
Kukës 11