Covid-19/ MSH: 446 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 për ditën e sotme ku nga 1532 testime 446 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete për 24 orët e fundit .

NJOFTIMI I MSH:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar

me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 446 qytetarë, në këto bashki:

151 në Tiranë, 22 në Lushnje, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Fier, 16 në Shkodër, 15 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 10 në Pogradec, nga 9 qytetarë në Krujë, Korçë, Devoll, nga 8 qytetarë në Kurbin, Skrapar, Elbasan, 7 në Tepelenë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Kolonjë, Belsh, 4 në Kuçovë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Dibër, Himarë, Përmet, Memaliaj, Maliq, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Peqin, Gramsh, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Has, Shijak, Mat, Roskovec, Patos, Selenicë.

Janë 3,119 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2:

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 321,170 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (30 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 446

Të shëruar në 24 orë 549

Të shtruar në spitale 15

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1532

 

Testime totale 1,961,001

Raste pozitive 327,871

Raste të shëruara 321,170

Raste Aktive 3,119

Humbje jete 3,582

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 1,465

Fier 335

Elbasan 214

Shkodër 207

Korçë 207

Durrës 205

Vlorë 156

Gjirokastër 118

Berat 95

Lezhë 55

Dibër 51

Kukës 11

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *