Covid-19/ MSH: 459 infektime dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të dielë në lidhje me rastet e infektimit nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar me covid 459 qytetarët si dhe ka pasur një humbje jete.

Sakaq janë shëruar 241 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:

206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar.

Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 459

  • Të shëruar në 24 orë 241
  • Të shtruar në spitale 25
  • Humbje jete në 24 orë 1
  • Testime ditore 1173
  • Testime totale 1,942,205
  • Raste pozitive 321,804
  • Raste të shëruara 314,812
  • Raste Aktive 3,421
  • Humbje jete 3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 1,268
  • Fier 540
  • Durrës 359
  • Vlorë 306
  • Gjirokastër 207
  • Berat 155
  • Korçë 131
  • Shkodër 129
  • Elbasan 128
  • Lezhë 122
  • Dibër 42
  • Kukës 34

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *