Covid-19/ MSH: 642 infektime dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të enjte në lidhje me rastet e reja nga infektimi me Covid-19.

Mësohet se të infektuar janë 642 qytetarë si dhe një ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Sakaq janë shëruar 5172 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 642 qytetarë, në këto bashki:

197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Korça 67 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore            642
  • Të shëruar në 24 orë          5172
  • Të shtruar në spitale            28
  • Humbje jete në 24 orë           1
  • Testime ditore                     1708
  • Testime totale               1,937,633
  • Raste pozitive                  320,086
  • Raste të shëruara              314,020
  • Raste Aktive                        2,498
  • Humbje jete                         3,568

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   698
  • Fier                         482
  • Durrës                      368
  • Gjirokastër                262
  • Vlorë                         244
  • Berat                          91
  • Dibër                          90
  • Elbasan                        89
  • Korçë                           60
  • Lezhë                            53
  • Shkodër                         36
  • Kukës                             25

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *