Covid-19/ MSH: 695 qytetarë dhe një humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të premte në lidhje me rastet e infektimit nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar me kovid 695 qytetarët si dhe ka pasur një humbje jete.

Sakaq janë shëruar 319 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.  Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 695 qytetarë, në këto bashki:

191 në Tiranë, 48 në Lushnje, 47 në Shkodër, 42 në Fier, 34 në Durrës, 29 në Divjakë, 28 në Vlorë, 22 në Elbasan, 21 në Sarandë, 19 në Lezhë, 17 në Berat, 16 në Gjirokastër, 14 në Pogradec, 12 në Himarë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Selenicë, Korçë, nga 7 qytetarë në Kamëz, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Shijak, Krujë, Vorë, Devoll, Skrapar, nga 4 qytetarë në Dibër, Përmet, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Libohovë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Roskovec, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.

Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore            695
  • Të shëruar në 24 orë          319
  • Të shtruar në spitale            24
  • Humbje jete në 24 orë           1
  • Testime ditore                     1803
  • Testime totale               1,939,436
  • Raste pozitive                  320,781
  • Raste të shëruara              314,339
  • Raste Aktive                        2,873
  • Humbje jete                         3,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                   874
  • Fier                       525
  • Durrës                  356
  • Vlorë                    275
  • Gjirokastër                242
  • Berat                        124
  • Elbasan                    118
  • Korçë                        96
  • Shkodër                    91
  • Lezhë                       81
  • Dibër                        62
  • Kukës                       29

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *