Covid-19/ MSH: 7 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.

Nga 109 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

17 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 109 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 7 qytetarë, në këto bashki:

3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetarë në Mallakastër, Kuçovë

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 109

 

Testime totale 1,990,336

Raste pozitive 331,499

Raste të shëruara 327,656

Raste Aktive 251

Humbje jete 3,592

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 181

Fier 19

Elbasan 13

Shkodër 9

Vlorë 8

Berat 6

 

Gjirokastër 5

Durrës 5

Korçë 3

Lezhë 1

Dibër 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *